Trajtimi me Co2
Trajtimi me CO2 është një trajtim që mund të përdoret për heqjen e luthave, duke konsideruar shumë faktorë si: madhësia e pjesës së trupit të prekur, thellësia e luthave dhe vendndodhja e tyre. Këto në shumicën e rasteve shfaqen në fytyrë, rreth thonjve, në shputat e këmbëve dhe në pjesën e pasme të duarve. Luthat janë rritje mishtore të lëkurës të shkaktuara nga një infeksion viral, specifikisht nga virusi HPV (virusi human papilloma).
Ky virus transmetohet seksualisht, por jo vetëm. Mënyrat e tjera të transmetimit janë: përmes kontaktit të drejtpërdrejtë me luthat e një personi tjetër ose për shkak të përdorimit të vendeve publike siç janë saunat e palestrës, pishinat ose dushet.
Heqja e fibroideve
Një përdorim tjetër i mundshëm i trajtimit C02 është ai që ka për qëllim eliminimin e fibroideve të lëkurës, pra formacionet beninje që shfaqen përgjithësisht në zonën e sqetullës dhe qafës. Lazeri CO2 konsiderohet si zgjidhja më efektive, e cila garanton rezultatet më të mira. Trajtimi nuk shkakton asnjë lloj dhimbje dhe është i lehtë për t’u kryer: një seancë është e mjaftueshme për të vazhduar me eliminimin e fibromës. Asnjë shenjë nuk mbetet në lëkurë dhe shërimi pas trajtimit është i menjëhershëm.
Heqja e fibroideve rekomandohet veçanërisht në rastin e miomave të varura që shfaqen në zonat që bien në kontakt me rrobat ose bizhuterite. Problemet që dalin nga rritja e miomave janë përgjithësisht të një natyre estetike, duke pasur parasysh ngjyrën e errët të rritjeve. Ndonjëherë ato mund të formohen edhe në qepalla dhe në ije. Në shumicën e rasteve ato konsiderohen si jo të rrezikshme dhe nuk shkaktojnë shqetësime shëndetësore përvec atyre estetike.
Lazeri CO2 për të hequr Grani di Miglio.
Lazeri CO2 mund të përdoret gjithashtu edhe për të hequr Grani di Miglio, te njohura si pikat e bardha të qumshtit. Grani di Miglio janë pika të bardha që mund të shfaqen në të gjitha moshat, si tek fëmijët ashtu edhe tek të rriturit. Bëhet fjalë për kiste sipërfaqësore me përmasa të vogla, me konsistencë gjysmë të ngurtë dhe me formë rrethore. Ato zakonisht shfaqen në faqe, rreth konturit të syve dhe në hundë.
Grani di Miglio janë “flluska të bardha”, me një diametër jo më shumë se 2 milimetra, të mbushura me keratinë. Ende nuk dihet saktësisht pse shfaqen, por një shkak i mundshëm është ekspozimi i tepërt ndaj rrezeve të diellit. Faktorët e tjerë janë përdorimi i llambave për nxirje dhe përdorimi i produkteve kozmetike që nuk janë të përshtatshme për karakteristikat e lëkurës.

