Pikat e bardha, të njohura edhe si “pikat e qumshtit”, janë kiste shumë të vogla sipërfaqësore me formë të rrumbullakët dhe konsistencë gjysmë të ngurtë. Ato shfaqen në fytyrë (veçanërisht në hundë, rreth syve ose në faqe) dhe për këtë arsye perceptohen nga të prekurit si elementë jo estetike që prishin ekspresivitetin e fytyrës.
Karakteristikat dhe shkaqet e pikave të bardha
Këto pika të veçanta të bardha shfaqen si flluska shumë të vogla të mbushura me keratin, me ngjyrë të bardhë dhe zakonisht jo më të mëdha se 2 mm në diametër. Në shumicën e rasteve ato shfaqen në forma të shumta, duke arritur deri në 50 njësi.
Ndryshe nga aknet, tipike të pubertetit, pikat e bardha nuk janë karakteristikë e një grupmoshe të caktuar dhe në fakt mund të shfaqen gjatë fazës neonatale, në fëmijëri ose në moshë madhore.
Shkaqet e shfaqjes së tyre nuk dihen ende plotësisht, megjithëse supozohet se favorizohen nga njëra anë nga mungesa ose pastrimi jo i përshtatshëm i fytyrës, ose nga përdorimi i tepruar i produkteve që janë të papërshtatshme për llojin tuaj të lëkurës. Shkaqe të tjera të mundshme mund të lidhen me patologji të veçanta dermatologjike, ekspozim të tepërt në diell ose përdorimin e tepruar të solareve.
Trajtime të mundshme
Nëse njollat e bardha tek fëmijët tentojnë të kthehen spontanisht, tek të rriturit ato mund të hiqen vetëm me ndërhyrjen e mjekut.
Ndër ndërhyrjet më të rekomanduara mund të veçojmë heqjen e pikave të bardha me anë të laserit CO2. Trajtimi nuk është i vështirë dhe kryhet rregullisht në klinikë.
REZERVO NJË TAKIM ONLINE
Klinika Diva Tiranë

