Çfarë është kuperoza?
Kuperoza është faza përfundimtare e një evolucioni të proceseve inflamatore që nga një gjendje e përkohshme degradon në një fenomen kronik dhe të qëndrueshëm. Kjo është një lezion i lëkurës që prek më së shumti fytyrën dhe shfaqet në formën e vijave të kuqerremta si pasojë e zgjerimit të kapilarëve të gjakut. Kuperoza paraqitet me mikroteleangectasies difuzive, të lidhura me porozitetin e tepërt dhe brishtësinë e kapilarëve që humbasin elasticitetin e tyre origjinal dhe zgjerohet në formën e njollave të kuqërremta të cilat nuk shkaktojnë probleme patologjike por vetëm estetike.
Bëhet fjalë për nje fenomen jo-estetik i cili shfaqet zakonisht tek femrat, edhe pse ka nje përqindje të konsideruar edhe tek meshkujt (përreth 20%). Edhe pse nuk njihet si një problem patologjik, në disa raste kuperoza mund të fshehë një manifestim dermatologjik më serioz të njohur si rosacea, një çrregullim i lëkurës, duke shkaktuar papules, pustules dhe telangiectasia.
REZERVO NJË TAKIM ONLINE
Klinika Diva Tiranë

