TRAJTIME ANTICELULIT
TRAJTIM PER KURIMIN E CELULITIT, DEPOZITIMET E LOKALIZUARA DHE RIMODELIMIN E TRUPIT
TRAJTIM PER KURIMIN E CELULITIT, DEPOZITIMET E LOKALIZUARA DHE RIMODELIMIN E TRUPIT
Celuliti zakonisht konsiderohet si një imperfeksion që ndodh me parregullsi të lëkurës, të ashtuquajturat “lëvozhgë portokalli”. Në të vërtetë, celuliti nuk është vetëm një imperfeksion i lëkurës, por është një patologji e vërtetë, e quajtur më saktësisht P.E.F.S.
P.E.F.S., një shkurtim i Pannicolopatia edematous fibro Sclerotica, është një ndryshim i hipodermës (ind nënlëkurës) që të çon në një ndryshim të përbërësve lidhës, dhjamor dhe vaskulare.
Si formohet celuliti?
Celuliti krijohet kur një qelizë të vdekur, trupi i njeriut nuk ka arritur ta largojë normalisht. Qelizat e gjalla që përpiqen ta largojnë duke u grumbulluar rreth saj, krijojnë një rreth duke e kthyer atë në një zonë të acaruar, duke krijuar kështu faktorin Celulit në trup.
Edhe pse celuliti mund të shfaqet në të dyja gjinitë, ai është shumë më i hasur tek femrat, kryesisht për shkak se ato kanë lloje të veçanta të indeve yndyrore dhe atyre lidhëse.
Si ta parandalosh celulitin?
Për të parandaluar celulitin është e nevojshme të mbahet një stil jetese korrekt, e karakterizuar nga një dietë e mirë dhe aktivitet fizik.
Si trajtohet celuliti?
Trajtimet me efikase per trajtimin e celulitit jane:
Ç’farë është Velashape?
VelaShape përdor një kombinim teknologjish për të konturuar dhe dobësuar trupin tuaj, duke reduktuar pikat problematike që dieta dhe ushtrimet nuk mund të arrijnë.
Pajisja funksionon duke reduktuar celulitin, duke “shkatërruar” depozitat e lokalizuara të yndyrës dhe duke mbledhur dhe forcuar lëkurën, pa ndërprerje. Teknologjia VelaShape kombinon dritën infra të kuqe, energjinë e radiofrekuencës bi-polare dhe vakumin, të cilat shkaktojnë ngrohje të thellë të qelizave yndyrore, indit lidhës përreth dhe fibrave të kolagjenit të lëkurës. Kjo lloj ngrohjeje sëbashku me vakumin efikas stimulon rritjen e kolagjenit dhe elastinës së re, gjë që rezulton në zvogëlimin e perimetrit të trupit dhe jep një përmirësim të përgjithshëm në strukturën e lëkurës.
Ç’farë është EMTONE?
EMTONE është pajisja e parë dhe e vetme që çliron njëkohësisht energji termike monopolare dhe energji mekanike të gjeneruar nga pajisja. Kjo teknologji unike stimulon prodhimin e kolagjenit dhe elastinës, të cilat të lidhura fort me njëra-tjetrën, bëjnë eliminimin në mënyrë efektive dhe jo-invazive të celulitit dhe lëkurën e “lëshuar”.
Ç’farë është EMBODY?
Për pacientët të cilët duan të kenë muskuj lehtësisht të tonifikuar, EMBODY – i kombinuar me një dietë ushqimore të shëndetshme dhe aktivitet fizik, është pajisja e duhur për të arritur rezultate të menjëhershme.
Gjatë një trajtimi, energjia HIFEM shkakton mbi 20,000 kontraktime jashtëzakonisht intensive të muskujve, përkatësisht kontraktime super-maksimale.Vetëm EMBODY është pajisja e cila realizon këtë numër rekord në vetëm 30 min trajtim.
Ç’farë është Mesoterapia?
Mesoterapia ose Intradermoterapia është një teknikë mjekësore me injeksion, qëllimi i së cilës është të nxisë eliminimin e lëngjeve të tepërta (mbajtjen e ujit), detoksifikimin e trupit dhe përmirësimin e tonit dhe elasticitetit të lëkurës. Veprimi i injeksioneve në mesoterapi është në fakt anti-inflamator, vaskular dhe lipolitik.
Klinika Diva Tiranë