NJOLLAT E LËKURËS
TRAJTIMI I NJOLLAVE TË LËKURËS ME TEKNIKËN LAZER. HEQJA E NJOLLAVE TË LËKURËS
TRAJTIMI I NJOLLAVE TË LËKURËS ME TEKNIKËN LAZER. HEQJA E NJOLLAVE TË LËKURËS
Njollat kafe të lëkurës ose të njohura ndryshe si Hiperpigmentim përcaktohen si një ndryshim i ngjyrës së lëkurës. Hiperpigmentimi shkaktohet nga ekspozimi i tepruar ndaj rrezeve të diellit, çka sjell akumulimin e melaninës ne zona të caktuara të lëkurës.
Ato ndodhin kryesisht në zonat e ekspozuara nga dielli, në pjesën e sipërme të duarve, ballë, faqe, mjekër, qafë dhe dekolte.
Lazeri Q-Switched, i cili njihet si GOLD STANDARD, konsiderohet si një nga më të përshtatshmit për trajtimin e njollave.
Si funksionon lazeri Q-Switched?
Lazeri Q-Switched lëshon energji të larta në kohë shumë të shkurtër (nanosekonda) duke lejuar fragmentimin e pigmentit i cili përthithet nga qelizat (makrofagët) normalisht të pranishëm në lëkurë.
Krahasuar me trajtimet e tjera (për shembull Pulsed Light, CO2 Laser , Peeling ), Q-Switched Laser lejon të përdoren fuqi të larta duke shmangur goditjen e indeve përreth me energji termike. Kjo maksimizon sigurinë dhe efikasitetin e trajtimit.
Ndër avantazhet e lazerit Q-Switched përmendim:
Në shumë raste (për shembull për njollat e shkaktuara nga dielli) një seancë e vetme mund të jetë e mjaftueshme.
Klinika Diva Tiranë