PICOLASER Q-SWITCHED
TRAJTIM ME LAZER PËR RIGJENERIMIN E FYTYRËS, QAFËS DHE DEKOLTESË
TRAJTIM ME LAZER PËR RIGJENERIMIN E FYTYRËS, QAFËS DHE DEKOLTESË
Fytyra, qafa dhe dekolte-ja janë disa nga zonat që tregojnë më shumë moshën e pacientit. Humbja e tonifikimit si dhe rënia e lëkurës janë disa nga shenjat kryesore të dukshme të avancimit të moshës. Gjithashtu ekspozimi i tepërt në diell mund të bëjë që keto tri zona të plaken më shpejt.
Rigjenerimi i lëkurës në zonën e fytyrës pa bisturi është një mundësi e konsiderueshme e vënë në dispozicion nga mjekësia estetike.
Është një nga trajtimet më efikase për eleminimin e rrudhave, njollave të lëkurës, poreve të zgjeruara dhe për ti dhuruar lëkurës një elasticitet maksimal, freski dhe luminozitet.
Në varësi të rasteve trajtimi konsiston në përdorimin e dy llojeve të lazerave:
Si funksionon trajtimi?
Trajtimi funksionon duke kaluar direkt dritën e lazerit në lëkurën e fytyrës, qafës dhe dekoltes, godet në ujin e pranishëm në inde duke nxitur njëkohësisht formimin e kolagjenit të ri në thellësi si dhe rigjenerimin e indeve të lëkurës.
Sa seanca nevojiten?
Numri i seancave për të marrë një rezultat maksimal ndryshon nga pacienti në pacient; varet nga sasia e njollave dhe thellësia e rrudhave. Zakonisht numri i seancave varion nga 1-4, por resultati duket që në seancën e parë.
Cilat janë rezultatet që përfitohen nga trajtimi?
Falë përdorimit të teknikave me lazer është e mundur zbehja ose eleminimi i rrudhave në fytyrë, qafë dhe dekolte dhe në të njëjtën kohë të eleminohen njollat e errëta në lëkurë për shkak të moshës apo ekspozimit në diell. Përveç zbehjes së rrudhave dhe njollave të lëkurës, lazeri fraxel jo ablativ vepron në lëkurë duke rritur “tensionin” e saj, duke prodhuar një efekt lifting, por pa bisturi (pra flasim për një lifting jo kirurgjikal).
Efektet anësore
Një ditë pas trajtimit, lëkura mund të duket pak më e errët por ky efekt zhduket pas 4-5 ditëve duke e lënë lëkurën më të tërhequr dhe më të shndritshme.
Sa zgjat efekti i trajtimit?
Efekti i trajtimit zgjat rreth 2 vjet, pas së cilës rekomandohet një seancë mirëmbajtjeje vjetore.
Klinika Diva Tiranë