HEQJA E TATUAZHEVE NË SHQIPËRI
ELIMINIMI I TATUAZHEVE DEKORATIVE ME TEKNIKËN LAZER Q-SWITCHED.
ELIMINIMI I TATUAZHEVE DEKORATIVE ME TEKNIKËN LAZER Q-SWITCHED.
Laseri Q-Switched është trajtimi i vetëm i aprovuar për heqjen e tatuazheve, efektiv dhe i sigurt për heqjen edhe të ngjyrave më të vështira për tu hequr.
PICOLASER përfaqëson evolucionin e lazerëve Q-Switched pasi përdor impulse me një kohëzgjatje prej më pak se një trilion të sekondës, pra njëqind herë më të shkurtër dhe me fuqi më të madhe se sa lazerat e tjerë.
Lazeri Q-Switched është më i sigurti nga metodat e tjera të heqjes së tatuazhit pasi lejon trajtimin në mënyrë selektive të tatuazhit ose zonës së pigmentuar.
Në krahasim me lazerët klasikë Q-Switched, avantazhet e heqjes së tatuazheve me këtë teknikë lazeri janë:
dhe mbi të gjitha më pak seanca për të arritur qëllimin. Me Picolaser është gjithashtu e mundur të trajtoni tatuazhet që nuk i përgjigjen më trajtimeve klasike me lazer Q-Switched dhe të hiqni aureolën e mbetur.
Ku të drejtohemi për të eliminuar një tatuazh?
Eshte e rëndësishme dhe thelbësore që trajtimi të kryhet nga një mjek i specializuar dhe kompetent, në ambjentet e duhura,në një strukturë serioze dhe të besueshme, si për sigurinë e pacientit (shmangien e komplikimeve të mundshme) ashtu edhe për një rezultat përfundimtar optimal.
Mos harroni se lazerët Q-Switched mund të përdoren vetëm nga mjekë të specializuar.
Picolasers Q-Switched lëshojnë një sasi të madhe energjie, në formën e dritës, me kohëzgjatje shumë të shkurtër. Grimcat e bojës së tatuazhit të goditura nga rrezja e lazerit janë të fragmentuara në grimca më të vogla që mund të eliminohen nga makrofagët (qelizat pastruese të trupit tonë). Emetimi i rrezes lazer në një kohë kaq të shkurtër lejon kufizimin e efektit termik vetëm në objektivin që do të goditet, duke ruajtur indet përreth.
Që trajtimi të jetë efektiv, rrezja lazer duhet të absorbohet nga ngjyra e tatuazhit.
Numri i seancave të nevojshme nuk mund të përcaktohet para trajtimit. Ka disa faktorë që kontribojnë në numrin e seancave, të tilla si natyra e pigmentit (shpesh e panjohur nga pacienti), thellësia e tij, aftësia e qelizave fagocitike për të kapur grimcat e bojës së tatuazhit dhe për t’i hequr ato.
Trajtimi nuk kërkon anestezi të përgjithshme pasi niveli i dhimbjes është i tolerueshëm.
Vetëm në disa raste përdoret krem anestezik.
Gjatësia e valës klasike 532 nm dhe 1064 nm, e kombinuar me gjatësinë e valës së re dhe ekskluzive 670 nm dhe kohëzgjatjen e pulsit ultra të shkurtër, lejojnë jo vetëm trajtimin e tatuazheve në ngjyrë të zezë në mënyrën më të mirë të mundshme por edhe të atyre me ngjyrë, në veçanti të kuqe, blu dhe jeshile.
Cilat rezultate priten?
Shumica e tatuazheve mund të eliminohen plotësisht.
Cilat efekte anësore mund të shfaqen?
Forca e kësaj teknologjie është një valë akustike e gjeneratës së re, e karakterizuar nga mungesa e nxehtësisë, për këtë arsye pacienti nuk ka shenja të bezdisshme pas trajtimit. Kjo e bën atë shumë më efektive dhe më pak invazive në lëkurë, duke minimizuar shqetësimin gjatë trajtimit dhe gjithashtu duke shmangur efektin ndriçues të njohur si “fantazmë” ose “tatuazh fantazmë”.
Klinika Diva Tiranë