VARIÇET
Trajtim me lazer për variçet. Kurimi i tyre.
Trajtim me lazer për variçet. Kurimi i tyre.
Variçet janë një patologji që paraqiten me zgjerimin e tepërt të venave, në vecanti në pjesen e gjymtyrëve të poshtme, për shkak të akumulimit të gjakut të shkaktuara nga debulesa e mureve dhe valvulave të gjakut.
Shkaqet e variçeve
Ndër shkaqet më të shpeshta në shfaqjen e variçeve mund të përmendim faktorët gjenetik: në rastin e variçeve primare ndodhemi në prezencën e një defekti kongjenital të valvuvave të enëve të gjakut, pergjegjëse për qarkullimin e gjakut brenda venave. Në rastin ku valvulat nuk funksionojne normalisht, gjaku ka tendencen të akumulohet në venë dhe të provokojë fryrje.
Një faktor tjetër që ndikon në qarkullimin e gjakut është qëndrimi në këmbë për periudha të gjata kohore i cili shkakton një rritje deri ne 10-fish te presionit normal të venave.
Shtatëzania gjithashtu mund të konsiderohet si shkaktare e variçeve: në këtë rast flasim për variçe dytësore që zhduken dy-tre javë mbas lindjes.
Terapi dhe trajtime të ndryshme për variçet
Është e rëndësishme që variçet të trajtohen në mënyrë të përshtatshme, për të parandaluar degradimin e problematikës.
Trajtimi terapeutik për këtë problematike duhet vlerësuar në bashkëpunim me kirurgun vaskolar.
Terapia për variçet përfshin integrimin e procedurave të mëposhtme:Eco-Color Doppler, scleromousse e scleroterapia.
Klinika Diva Tiranë