SHENJAT E STRIJAVE
ELIMINIMI I STRIJAVE NE ZONEN E BARKUT, GJOKSIT, KOFSHËVE DHE VITHEVE ME LAZER.
ELIMINIMI I STRIJAVE NE ZONEN E BARKUT, GJOKSIT, KOFSHËVE DHE VITHEVE ME LAZER.
Atrofitë dermale-epidermale, të njohura ndryshe si strija , janë shenja lineare që shfaqen në lëkurë për shkak të këputjes së fibrave elastike të lëkurës. Kjo problematikë shfaqet më tepër tek femrat (veçanërisht gjatë shtatzënisë ) dhe prek kryesisht zonën e barkut, gjoksin, kofshët,vithet, pra zonat ku lëkura i nënshtrohet më shumë shtrirjes së tepërt dhe të zgjatur.
Tek shumica e femrave strijat zgjasin deri në fund të shtatzënisë. Shfaqja e tyre është gjithashtu e zakonshme në rastet e shtimit të shpejtë të peshës ose në periudhën e adoleshencës, gjatë fazës së ndryshimit të shpejtë të trupit.
Sot, falë evolucionit të teknologjive lazer , është e mundur trajtimi i strijave në mënyrë jo kirurgjikale dhe pa dhimbje.
Ekzistojnë lloje të ndryshme të lazerave, secila prej tyre është e përshtatshme për një qëllim specifik. Kombinimi i disa lazerave lejon trajtimin e shenjave të strijave në mënyrë efektive, derisa ato të jenë praktikisht të padukshme.
Falë dritës së tyre me energji të lartë, lazerat veprojnë në zonën e trajtuar, duke favorizuar stimulimin e kolagjenit për rigjenerimin e epidermës.
Klinika Diva Tiranë