TELANGIECTASIAS E FYTYRËS
TRAJTIMI DHE KUJDESI I TELANGIECTASIAVE TË FYTYRËS ME TEKNIKË LAZERI.
TRAJTIMI DHE KUJDESI I TELANGIECTASIAVE TË FYTYRËS ME TEKNIKË LAZERI.
Çfarë janë telangiectasias?
Telangiectasias janë zgjerime të vogla të enëve të gjakut (venula, kapilarët dhe arteriolat) të shfaqura mbi epidermë dhe duken si degëzime sipërfaqësore në ngjyrë të kaltër në të kuqe.
Telangiectasias prekin si meshkujt ashtu edhe femrat, megjithëse probabiliteti për tu shfaqur tek femrat është më i madh. Çrregullimi në përgjithësi ndodh me avancimin e moshës.
Me kalimin e viteve telangiectasias mund të ndryshojnë në numër dhe madhësi. Në zonën e fytyrës ato priren të shfaqen në buzë, ballë, veshë, mukozën e hundës dhe gjuhës si dhe në mishrat e dhëmbëve.
Shkaqet janë të shumta dhe të ndryshme. Ndër to përmendim:
Trajtimi me V-Beam Candela Dye Laser është më i sigurt dhe më efektiv sesa metoda e dritës së pulsuar (IPL) dhe lazerit KTP.
Trajtimi është pothuajse pa dhimbje falë pranisë së sistemit të integruar të ftohjes. Rezultatet shfaqen gjatë një ose më shumë seancave me një zbardhje progresive të zonës së trajtuar.
Klinika Diva Tiranë