SHENJAT NGA AKNET
TRAJTIMI I SHENJAVE TE SHKAKTUARA NGA AKNET ME TEKNIKEN LAZER
TRAJTIMI I SHENJAVE TE SHKAKTUARA NGA AKNET ME TEKNIKEN LAZER
Aknet janë një çrregullim inflamator i lëkurës së shkaktuar nga inflamacioni i folikulës së qimeve dhe gjendrave sabacee.Prania e akneve është shumë shqetësuese për pacientin nga ana estetike dhe jo vetem. Aknet mund te shkaktojnë dhe shenja, te quajtura cikatrice.
Aknet formohen për shkak të bllokimit të poreve të lëkurës që veprojnë si një “tapë” duke penguar daljen normale të sebumit të prodhuar nga gjëndrat sabacee. Sebumi i tepërt më pas grumbullohet në vend duke shkaktuar inflamacion të gjëndrës së qimes. Avancimi i inflamacionit mund të prodhojë kryesisht dy rezultate:
në rast se epiderma pëson dëmtim, mund të shfaqet pustula
në rast se inflamacioni nuk gjen një rrugëdalje, mund të formohen ciste, nyje ose, në rastet më serioze, fistulizime (kur kistat bashkohen në thellësinë e lëkurës), duke shkaktuar formimin e shenjave të quajtura “shenja akneike” “.
Heqja e shenjave të akneve me terapi lazer
Trajtimi më efektiv për heqjen e shenjave të akneve është përdorimi i terapisë me lazer , e cila lejon të veprohet thellë në lëkurë, por në një mënyrë krejtësisht të sigurt, me rezultate të shkëlqyera edhe në rastet më serioze.
Klinika Diva Tiranë