Prania e adipozitave të lokalizuara është një gjendje shumë e zakonshme, e cila mund të shkaktohet nga faktorë të ndryshëm: si për shembull mosha, predispozita gjenetike, një dietë e pabalancuar dhe mungesa e stërvitjes fizike. Sidoqoftë, ka dallime midis meshkujve dhe femrave në lidhje me zonat ku grumbullohet dhjami: për meshkujt, zonat më të prekura janë barku dhe ijet; për femrat, zonat ku lokalizohet dhjami janë kryesisht kofshët, vithet dhe ijet.

Kini kujdes se çfarë hani

Siç mund të merret me mend, masat e para paraprake duhet të merren në tryezë: dieta duhet të jetë e ekuilibruar, e personalizuar me mbështetjen e një nutricionisti të specializuar. Cdo plan ushqimi duhet të jetë i personalizuar dhe ajo që mund të jetë perfekte për një person mund të jetë e gabuar për një tjetër.

Trajtime profesionale për të luftuar dhjamin e lokalizuar

Ka disa trajtime profesionale që mund të përdoren për të luftuar dhjamin e lokalizuar. Falë tyre do të jetë e mundur të rimodeloni formën e trupit dhe të përmirësoni ndjeshëm tonin e lëkurës. Ultratingujt të kombinuar me radiofrekuencë bipolare, janë një nga trajtimet shumë efektive për të marrë rezultate maksimale në zonat sic janë:

  • bark dhe vithe
  • këmbët
  • fytyrë dhe qafë

Për sa i përket eleminimit të “mjekrës së dyfishtë” të padëshirueshme, mund të përmendim si trajtim injeksione të Belkyra, medikament i bazuar në acidin deoksikolik (një substancë e pranishme natyrshëm në trupin tonë) e aftë të shpërndajë qelizat dhjamore, pa pasur nevojë të përdorë ndërhyrjen kirurgjikale.