TRAJTIMI I ANGIOMAVE ME LAZER
TRAJTIMI I ANGIOMAVE ME TEKNIKA LAZER. HEQJA E ANGIOMËS SË SHESHTË, ANGIOMËS RUBIN DHE ASAJ STELATO (ME YJE)
TRAJTIMI I ANGIOMAVE ME TEKNIKA LAZER. HEQJA E ANGIOMËS SË SHESHTË, ANGIOMËS RUBIN DHE ASAJ STELATO (ME YJE)
Angiomat e sheshta, të njohura zakonisht si “shenja lindjeje”, janë forma patologjike beninje që prekin enët arteriale, limfatike ose biliare. Ato shfaqen në formën e njollave të kuqe-vjollce. Për eliminimin e tyre kërkohet gjithmonë ndërhyrja e një specialisti.
Kjo llojë angiome shkaktohet nga zgjerimi i një arteriole në një pikë të caktuar të lëkurës nga e cila lindin degëzime të ndryshme më të vogla vaskulare të cilat, zënë zonën përreth në formën e një ylli. Angioma stelare ka ngjyrë të kuqe, por nëse e ngjesh në qendër ajo menjëherë zbehet sepse bllokon kalimin e gjakut brenda. Normalisht nuk shkakton ndonjë shqetësim përveç atij estetik që është arsyeja kryesore përse pacientët vendosin ta eliminojne atë.
Angioma rubin është një nga llojet më të zakonshme të angiomës në lëkurë e shfaqur sidomos në lëkurat me fototip të bardhë. Ngjyra e kuqe rubin është për shkak të pranisë së gjakut që qarkullon në kapilarë. Ka një formë të përpiktë prej disa milimetrash dhe përbëhet nga “një kub” i lëmuar e ngritur mbi lëkurë, me skaje të përcaktuara mirë. Eshtë e pranishme në trup në mënyrë krejt të parregullt, veçanërisht në gjoks, shpinë, krahë dhe kofshë. Ndodh si në formë të izoluar ashtu edhe të përhapur. Në përgjithësi shfaqet nga mosha 40 vjeç dhe zhvillohet në një mënyrë shumë të ngadaltë, por progresive.
Shkaqet kryesore që ndikojnë në shfaqjen e kësaj angiome janë çrregullimet hormonale si dhe predispozita gjenetike . Angioma e rubinit prek si meshkujt ashtu dhe femrat.
Dye Laser (V-Beam Candela) shfrytëzon një rrezatim të kalibruar në gjatësi vale 595nm duke dhënë efikasitetin maksimal të trajtimit të enëve të gjakut të dëmtuara. Vala e dritës e krijuar, absorbohet në mënyrë selektive nga indet vaskulare të lëkurës, pa djegur epidermën, duke shmangur efektet anësore të tilla si shenjat ose djegiet.
Klinika Diva Tiranë