Lythat janë rritje të lëkurës ngjyrë të verdhë në gri dhe kanë formë hemisferike, në disa raste të dhimbshme, të cilat prekin kryesisht moshën e re (sidomos fëmijet dhe adoleshentët).
Shenjat dhe shkaqet e lythave
Lythat shfaqen kryesisht në duar, në shputat e këmbëve, rreth thonjve dhe ne fytyrë.
Shkaktohen nga infeksione virale specifikisht nga virusi HPV (Human Papilloma Virus, HPV). Ka rreth 70 lloje të ndryshme HPV.
Me përjashtim të rasteve që lidhen me infeksionet gjenitale, transmetimi viral shpesh ndodh nëpërmjet përdorimit të mjediseve publike (si dushe, pishina, sauna palestër) ku klima e nxehtë dhe e lagësht favorizon mbijetesën e virusit, ose nga kontakti direkt me lythat e personave të tjerë.
Kurimi i lythave
Zgjedhja terapeutike për trajtimin e lythave ndryshon sipas llojit të tyre, pozicionit, thellësisë, numrit dhe shtrirjes së zonës së prekur të lëkurës.
Në veçanti, është e mundur të kurohen lythat përmes përdorimit të trajtimeve të mëposhtme:
- Krioterapia
- Lazerterapia
REZERVO NJË TAKIM ONLINE
Klinika Diva Tiranë

