VELASHAPE
TRAJTIMI RIMODELUES ANTICELULIT PËR REZULTATE SUPERIORE
TRAJTIMI RIMODELUES ANTICELULIT PËR REZULTATE SUPERIORE
Ç’farë është Velashape?
VelaShape është një trajtim joinvaziv për konturimin e trupit dhe eleminimin e celulitit, aprovuar nga FDA.
Zonat më të trajtuara janë kofshët, vithet, pjesa e sipërme e krahëve dhe barku. Zvogëlon gjithashtu yndyrën e tepërt dhe lëkurën e varur nën mjekër (Double-chin).
Si funksionon Velashape?
Ndryshe nga shumica e trajtimeve të celulitit që përdorin vetëm një modalitet për të trajtuar “efektin portokall” në lëkurë , kjo pajisje përdor një kombinim të katër: dritë infra të kuqe, energji bipolare e radiofrekuencës (RF), masazh mekanik dhe vakum.
Gjatë trajtimit, pacienti ndjen një thithje të butë ndërsa pajisja tërheq shtresën yndyrore të lëkurës më pranë pajisjes, për të maksimizuar ekspozimin ndaj dritës infra të kuqe dhe energjisë RF. Pacienti gjithashtu ndjen një ndjesi ngrohtësie pasi shkakton nxehje të thellë të indit lidhës, i cili stimulon kolagjenin.
ketu do te vendoset imazhi i perkethyer. Do te gjejme nje foto te ngjashme por jo kete dhe do te bejem perkethimin si me posht(shkarkoje imazhin per te pare me mire detajet)

ketu do te vendoset nje video qe ka te beje me temen linku brenda kllapave (ketu)
Koha e rekuperimit: Velashape nuk kërkon kohë rekuperimi.Megjithatë, është “normale që zona e trajtuar të shfaqet e skuqur për disa orë pas seancës së trajtimit. Nëse lëkura është shumë e ndjeshme mund të pësojë edhe pak enjtje.
Rezultatet e para: Shumica e pacientëve i shohin rezultate e para pas trajtimit të tyre të dytë ose të tretë, megjithëse vlen të theksohet se rezultatet e mirëfillta optimale vërehen rreth gjashtë deri në tetë javë pasi pacienti përfundon një seri të plotë trajtimi.
Klinika Diva Tiranë