Trajtimet e lëkurës me laser kundër plakjes
Shenjat e plakjes mund të jenë problematika të ndryshme, ndryshime të vogla që ju filloni t’i vini re kur shikoni në pasqyrë, nëse është humbja e elasticitetit të lëkurës, vijat e holla, rrudhat apo ndryshimet në teksturën dhe ngjyrën e lëkurës tuaj.
Impulset ultra të shkurtra të lëshuara nga lazeri në mënyrë uniforme në lëkurë stimulojnë në fakt prodhimin e kolagjenit. Trupi juaj më pas fillon të krijojë më shumë kolagjen dhe shenjat e plakjes fillojnë të minimizohen.
Ju mund të jeni duke luftuar me shenjat e plakjes, problematika të ndryshme si rrudhat ose njollat e moshës mund t’ju pengojnë të ndiheni të sigurt dhe komod me lëkurën tuaj.
Trajtimi me lazer kundër plakjes është i përshtatshëm për:
- Meshkuj dhe femra
- Të gjitha llojet e lëkurës
- Rrudhat
- Dëmtimi nga dielli
- Shenjat e moshës
- Përmirësimi i elasticitetit të lëkurës
Këto shenja të plakjes shkaktohen nga faktorë të ndryshëm mjedisorë si ekspozimi në diell dhe ndotja, si dhe ulja e prodhimit të kolagjenit nga trupi me kalimin e moshës (kolagjeni është proteina që e mban lëkurën tuaj elastike dhe të lagësht). Nëse mendoni se ato janë shfaqur para kohe ose keni filluar të ndiheni jo komod me pamjen tuaj, atëherë këto shenja të plakjes mund të jenë shqetësuese.
Të gjitha këto shenja të plakjes mund të trajtohen me lazer PicoWay Resolve. Është trajtim jo-kirurgjikal dhe nuk kërkon asnjë prerje. Pas çdo trajtimi, do të filloni të vini re ndryshime të vogla dhe ndërsa kolagjeni fillon të bëjë punën e tij, do të shihni një ndryshim të dukshëm në lëkurën tuaj.
Rikthimi i lëkurës suaj në një pamje të shëndetshme dhe më rinore me siguri do t’ju bëjë të ndiheni përsëri të rinj, si dhe të lumtur dhe të sigurt me trupin tuaj.

