FAST-LIPOLAZER
Liposuksioni pa bisturi

Liposuksioni pa bisturi

Koha e rikuperimit
Me Fast-LIPOLASER® ju mund t’i ktheheni menjëherë aktiviteteve normale të përditshme pas trajtimit.
Çdo zonë trajtohet në një seancë të vetme që zgjat rreth 2 orë i konsideruar pak a shumë sa kohëzgjatja e një pushimi dreke e një pacienti.
Nëse dëshironi të ndërhyni në më shumë zona mund të lindi nevoja e programimit të më shumë seancave edhe ne distanca të përafërta
Kohëzgjatja e rezultatit
Fast-LIPOLASER është një metodë liposuksioni që lejon ndërhyrjen e synuar në yndyrën e lokalizuar.
Një fibër e vogël optike futet në indin që do të trajtohet duke lëshuar një rreze lazer, nxehtësia e së cilës shkrin qelizat dhjamore. Në këtë mënyrë, indet e tjera nuk pësojnë pothuajse asnjë traumë dhe nuk ka gjakderdhje.
Me Fast-LIPOLASER® qelizat dhjamore nuk riformohen, kështu që nuk do të keni më probleme me yndyrën e tepërt në zonat e trajtuara. Megjithatë, ne rekomandojmë kombinimin e një stili jetese të shëndetshme, aktivitetin fizik dhe ndjekjen e një diete të ekuilibruar.
Fast-LIPOLASER® është një teknikë precize

Fast-LIPOLASER® lejon rezultate më homogjene sesa liposuksioni tradicional.
Veprimi i Fast-LIPOLASER® është shumë më selektiv sesa metoda kirurgjikale: kanulat tradicionale të liposuksionit, në fakt, mund të krijojnë trauma të padëshiruara dhe gjakderdhje të madhe, duke bërë që indi i trajtuar të bëhet i parregullt.
Fast-LIPOLASER® është shumë më pak invaziv, që kërkon anestezi të thjeshtë lokale dhe një kohë të reduktuar ndërhyrjeje pas së cilës është e mundur të rifilloni menjëherë* aktivitetet normale të përditshme .
Fast-LIPOLASER i lejon pacientit të marri rezultate të rëndësishme* në vithe, ije, bark, në brëndësi të kofshës dhe gjunjë.
Kjo teknikë nuk është e përshtatshme për të trajtuar probleme të rëndësishme të mbipeshës.
Klinika Diva Tiranë
Klinikë Mjekësore e specializuar në trajtimet lazer në Shqipëri.

Pallati 7/1, Rruga Ismail Qemali, Tiranë, Albania
Email: info@laser.al
Cel:+355 672 600 000
Fix: +355 44 501 501
E Hënë : 8:00-20:00
E Martë: 8:00-20:00
E Mërkurë: 8:00-20:00
E Enjte: 8:00-20:00
E Premte: 8:00-20:00
E Shtunë: 8:00-20:00
E Dielë: Pushim
Rimodelimi i trupit