Xanthelasmat janë puçrra të vogla me ngjyrë të verdhë dhe formë të sheshtë ose të rrumbullakët që shfaqen në lëkurën e palpeve ose përreth syve. Këto puçrra përmbajnë depozita me yndyrë dhe kryesisht shoqërohen me nivele të larta kolesteroli ose trigliceride në gjak.
Shkaqet dhe simptomat
Xanthelasmat mund të prekin të dy gjinitë, por më së shumti femrat. Xanthelasmat tentojnë të zhvillohen edhe në moshën e mesme. Ato shfaqen si njolla të verdha, zakonisht tek njëri prej syve ose afër hundës. Dimensionet variojnë nga 2 deri në 30 mm. Që në momentin që shfaqen, ato nuk zhduken me kalimin e kohës por qëndrojnë në mënyrë permanente dhe vazhdojnë të rriten në dimensione. Xanthelasmat nuk shkaktojnë simptoma shqetësuese në nivel mjekësor, por ato perceptohen prej pacientëve si një element i rëndësishëm anti-estetik.
Trajtimet dhe kurimi i xantelazmave
Si zgjidhja më e mirë për trajtimet ndaj xanthelsmave përmendim Laserin CO2.
Kirurgjitë estetike ofrojnë rezultatet më të mira, si në aspektin estetik ashtu edhe për reduktimin e efekteve anësore si çikatriçet dhe enjtjet
REZERVO NJË TAKIM ONLINE
Klinika Diva Tiranë

